NATO e kontrollon kufirin verior të Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të ndërhyjë atje pa pasur leje nga KFOR-i.
Është fjalimi i parë që do ta mbajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , që kur e u bë kryeministre e Britanisë së Madhe.
Por para republikanëve në Filadelfia, Theresa May do të sjellë edhe zotimin më të madh për Kosovën dhe vendet tjera siguria e të cilave varet nga këto dy-superfuqi partnere dhe nga NATO-ja.
I ngjajshëm
Trump për BREXIT: Britania e lirë dhe e pavarur është “bekim për botën”
“Britania, krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare udhëheqëse e koalicionit po synon ta mposhtë DAESH-in. Ne së bashku jemi pajtuar të dërgojmë 800 trupa në Estoni e Poloni, si prani e NATO-s në Europën Lindore. Ne po e mbrojmë qeverinë afgane nga terrorizmi, dhe ne po e përforcojmë përkushtimin tonë për operacionet paqësore në Kosovë, Sudanin Jugor e Somali”, ka thënë ajo.
Ky zotim vjen pikërisht në kohën kur Kosova gjendet në një fazë provokimesh nga Serbia, derisa në veriun problematik, mund të dërgojë vetëm policinë speciale, e jo edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Këto të fundit, për të kaluar Ibrin e për të dalë në veri për çfarëdo arsye duhet të kenë një leje nga KFOR-i, më saktësisht nga NATO.
Në Ministrinë e FSK-së, thonë se asgjë s’ka ndryshuar te kjo rregull, edhe pse se kërcënimet e sigurisë janë shtuar.
“Rreth qasjes se Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri nuk ka asnjë ndryshim. Përgjegjës për sigurinë në Kosovës është KFOR. Veprimi i FSK-së duhet të bëhet me leje të KFOR-it. Ne si Forcë e sigurisë kemi kontakte të rregullta me KFOR. Në kontekstin që ju keni pyetur nuk ka pasur ndonjë takim”, është thënë në një përgjigje për Klan Kosova nga kjo zyrë.
Se a është bërë diçka rreth ndryshimit apo dialogimit të lejes për veprim të FSK-së e cila do të jetë Ushtria e ardhshme e Kosovës, Zyra e Kryeministrit nuk ka kthyer përgjigje.
Por ishte vetë Isa Mustafa, ai që gjatë një paraqitje më 2015, u bë lideri i parë kosovar që e tha publikisht se ka ujdi me NATO-n për mos-praninë FSK-së në katër komunat veriore të banuara kryesisht me serbë.
Ndërkohë, ka raportime se Serbia e ka shtuar praninë e forcave të saj ushtarake në kufirin me Kosovën.