Kryeministri turk: Të mos ju befasoj trefishimi ekonomik

Në një fjalim në Izmir, gjatë punimeve të Samitit Ekonomik të Egjeut, Kryeministri Binali Yildirim tha se nuk do të jetë surprizë që rritja ekonomike në Turqi të kapë nivelin 7 për qind në fund të vitit.

“Kemi marrë gjatë 2017-s vendime shumë të rëndësishme, të cilat do t’i hapin rrugën Turqisë. Ekonomia ka nisur të shënojë rritje. Viti 2018 do të jetë më i mirë sesa 2017-a për Turqinë. Në çerekun e tretë të këtij viti, Turqia do të bëhet vendi me rritjen ekonomike më të madhe mes anëtarëve të G20-s.

Mos u çudisni nëse kapim një rritje ekonomike dyshifrore. Agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit ‘kanë ngelur në klasë’ sa u përket parashikimeve në lidhje me rritjen ekonomike të Turqisë”, u shpreh shefi i Ankarasë zyrtare.