Kryeministri turk Binali Yildirim anuloi një takim që ishte planifikuar të mbahej me ministrin e jashtëm të Gjermanisë Sigmar Gabriel, thanë burimet në zyrën e Yildirim.
Sipas burimeve të Reuters, anulimi i takimit erdhi për shkak të “orarit të ngarkuar të punës së Yildirim”. Por marëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë tashmë kanë një histori “acarimi”.
E fundit prej tyre u shënua pasi Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel njoftoi se Gjermania do të fillojë tërheqjen e forcave të saj nga baza e Forcave Ajrore të Incirlik në Turqi, pasi qeveria turke nuk do t’i lejojë të gjithë ligjvënësit gjermanë të vizitojnë trupat atje, sa herë të duan ata. /MESAZHI/