Në Malajzi, Policia ka sekuestruar pasurinë e ish-kryeministrit të sapolarguar Najib Razak, i cili është rrëzuar nga pushteti pak ditë më parë, duke ngarkuar gati 5 kamionë me mallra, që nga bizhuteritë e deri te paratë, të konsideruara si pasuri e fituar përmes abuzimeve të pushtetit.
Shefi i policisë Amar Singh, duke ju drejtuar gazetarëve gjatë sekuestrimit, tha se ende nuk mund të përcaktohet se sa para janë sekuestruar, por shuma mendohet të jetë afro 640 milionë euro, që thuhet se janë marrë nga Fondi i Zhvillimit të Malajzisë.
Qeveria e re e 92-vjeçarit Mahathir Mohamad, premtoi se paratë e vjedhura do të kthehen, duke ia ndaluar njëherësh Najib Razak daljen jashtë vendit.
Për dallim nga ish-kryeministri, i cili është i njohur për stilin luksoz të jetesëse, pasardhësi i tij 92-vjeçar lë përshtypje krejtësisht tjetër, sidomos nga fakti se mban sandale në vlerë prej tre euro. /MESAZHI/