Vizita e tij e pa shpallur më herët ngjalli interes në opinionin publik
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi këtë të dielë një vizitë të paparalajmëruar në Izrael. Ende nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi qëllimin e vizitës apo takimet që do të zhvillohen gjatë qëndrimit të tij atje.
Megjithatë, burime jozyrtare bëjnë me dije se vizita lidhet me zhvillimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit në fushën e mjekësisë.
Vizita vjen në një moment të ndjeshëm diplomatik, ndërkohë që lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza është në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe ka shkaktuar reagime të forta në mbarë botën.