Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri pakistanez: Pa përfunduar ma’sakra në Ga’za nuk do të ketë paqe...

Kryeministri pakistanez: Pa përfunduar ma’sakra në Ga’za nuk do të ketë paqe globale

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se paqja dhe prosperiteti global nuk do të jenë të mundshme derisa të përfundojë masakra në Gaza, e cila është nën rrethimin e Izraelit, transmeton Anadolu.

Zyra e Kryeministrit të Pakistanit njoftoi se Sharif në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin e Katarit, Doha, është takuar me Emirin Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Në njoftim u theksua se gjatë takimit u diskutua për çështje të tilla si tregtia, investimet, energjetika dhe kultura mes dy vendeve, ndërsa palët diskutuan edhe për situatën në Rripin e Gazës.

Duke i cilësuar si “të paprecedentë në historinë botërore” sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Gazës, Shahbaz tërhoqi vëmendjen se paqja dhe prosperiteti global nuk do të jenë të mundshme derisa të përfundojë masakra në Gaza, e cila është nën rrethimin e Izraelit.

Exit mobile version