Kryeministri Isa Mustafa me rastin e shënimit të ditës së komunitetit turk, ka thënë se Kosova po bëhet vend i mundësive për të gjitha komunitetet. Ai ka thënë se Turqia gjithmonë e ka përkrahë ndërtimin ekonomik dhe social të Kosovës.
Andaj tha se do të vazhdojnë ta mbështesin komunitetin turk në arsim kulturë, sepse sipas tij ky është një investim në të ardhmen e vendit.
“Këtë ditë e konsideroj si ditë tonën, sepse ne ndajmë të kaluarën e përbashkët të tanishmen dhe të ardhmen e përbashkët. Historia e komuniteti turk është vlerë e përbashkët dhe kjo për ne konsiderohet si një pasuri e përbashkët. Kosova po bëhet vend i mundësive për të gjitha komunitetet. Duke shënuar këtë ditë ne po respektojmë një të kaluar të vështirë ku të gjitha sfidat i kemi kaluar bashkë i kemi përballuar një histori të kaluar bashkë, tani po përballojmë së bashku dhe shtetndërtimit”, tha ai.
“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim komunitetin tonë në arsim kulturë dhe kjo është një investim në të ardhmen tonë. Komuniteti turk e ka vendin e vet në Kosovë që e ka ndërtuar vet me punë. Turqia gjithmonë e ka përkrah ndërtimin ekonomik dhe social të Kosovës. Konsideroj se sot kemi shumë arsye të festojmë së bashku sepse kemi sfida dhe objektiva që bashkë duhet ti kalojmë.Ne do të vazhdojmë t’’i ndajmë së bashku të gjitha të mirat që ne i kemi”, ka përfunduar Mustafa.
Ministri nga komuniteti turk, Mahir Jagxhillar tha se komuniteti turk në Kosovë ndjehet krenar që i përket këtij komuniteti, i cili sipas tij ka dhënë kontribut të madh në ndërtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
“Unë personalisht dhe të gjithë pjesëtarët e komunitetit turk ndihemi krenar për të festuar së bashku sepse kjo ditë për ne është edhe dita e 17 shkurtit. Ne në këtë ditë me aktivitete të ndryshme synojmë të forcojmë komunitetin dhe dashurinë ndaj atdheut dhe të ruaj identitetin. Komuniteti turk dhe ne përfaqësuesit turk kemi kontribuar në shtetformimin e Kosovës dhe ruajtjen e interesave të komuniteteve. Duhet së bashku të punojmë dhe të kërkojmë përfaqësim sa më të madh në institucione përkrahje në punësim dhe përkrahja në investime në hapësira ku jeton komuniteti turk”, tha ai.
Ai falënderoi qeverinë e Kosovës për përkrahjen financiare për festimin e kësaj dite