Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa të enjten do të mbajë interpelancë në Kuvendin e Kosovës, për zhvillimet në veriun e Mitrovicës dhe për sigurimet shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi i cili tha se për këto dy interpelanca u dakordua në mbledhje, shkruan lajmi.net
“U dakordua për dy interpelanca. E para që ka të bëjë me zhvillimet në veri dhe e dyta në lidhje me ligjin e propozuar për sigurimet shëndetësore”, u shpreh Çaushi.
“Çështja e zhvillimeve në veriun e vendit është tepër shqetësuese dhe kjo çka po ndodhë është një manipulim i publikut duke tentuar të kthejë sovranitetin mbi veriun e vendit”, deklaroi deputeti i Vetëvendosjes.
Sipas tij kjo ka synim që të fshehë çështjen e bllokimit të urës së Ibrit për vetura dhe Asociacionin me shumcië serbe.