Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga qendra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se Kryeministri Hariri dje në rezidencën e tij në Bejrut u takua me anëtarët e Këshillit të Lartë Islamik me të cilët u bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në vend dhe rajon.
Kryeministri i Libanit, Saad Hariri deklaroi se lëvizja libaneze e rezistencës, Hizbullah, e përkrahur nga Irani, duhet të ndaloj ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të rajonit.
Sipas komunikatës në fjalë Hariri bëri të ditur se qeveria do ti mbaj të hapura kanalet e komunikimit dhe do të shërbej në mënyrë më efikase vendit, ndërsa ka thënë se “Nuk pranojmë qëndrimin e Hizbullahut, i cili ndikon në vëllezërit tanë arab ose që në objektiv merr sigurinë dhe stabilitetin e vendit”.
Hariri tha se vendimi për të anuluar dorëheqjen e tij ishte bërë me kërkesë të Presidentit Michel Aoun dhe “hapi për diskutim neutralitetin dhe të qëndrimin të Libanit jashtë konflikteve rajonale”.
Hariri gjithashtu theksoi se e ardhmja e Libanit varet nga qëndrimi larg konflikteve rajonale, të cilin Hariri e përshkroi si “politikë e dekompozimit”.
Më 4 nëntor, Hariri njoftoi dorëheqjen e tij në një fjalim televiziv nga Arabia Saudite, duke akuzuar Iranin dhe aleancën e saj libaneze Hizbullah për mbjelljen e “trazirave” në rajon dhe “ndërhyrjen” në çështjet arabe. Ai gjithashtu la të kuptohet në një komplot të dyshuar për atentat ndaj tij.
Saad Hariri pas 17 ditëve u kthye në vend më 21 nëntor. Gjatë pritjes së organizuar më 22 nëntor në Presidencë me rastin e festës së pavarësisë, Hariri bëri të ditur se ka pezulluar vendimin e tij për dorëheqje, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Çështjen e dorëheqjes e kam biseduar me Presidentin Mishel Avn. Ai kërkoi nga unë ta pezulloj vendimin tij dhe të konsultohem më shumë në lidhje me çështjen, ndërsa unë e pranova kërkesën e tij”.