Ballina Lajmet Kosovë Kryeministri Kurti do t’i hetohet pasuria

Kryeministri Kurti do t’i hetohet pasuria

Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, do t’i hetohet pasuria në mënyrë të plotë.

Kjo pasi, Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë hedhjen e shortit për përzgjedhjen e 20 për qind të zyrtarëve që janë subjekt i deklarimit vjetor të pasurisë.

Në pajtim me Ligjin për Deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit dje ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

E në këtë deklarim të kryeministrit Kurti është theksuar se në xhirollogarinë e tij bankare ka vetëm 400 euro.

Por në të njëjtën kohë në këtë deklarim thuhet se bashkëshortja e Kurtit ka edhe borxhe.

E njëjta ka një kredi në vlerë 290 mijë euro, të cilën e ka në kohëzgjatje prej 25 vitesh, e që thuhet ta ketë marrë për blerjen e apartamentit.

Ndërkohë, Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë në vlerë 250 euro, për tri vite.

Exit mobile version