Kryeministri kanadez Trudeau, uron Kurban Bajramin

Justin Trudeau, kryeministri kanadez uron muslimanët kanadez për Kurban Bajramin me nje video mesazh.

“Sot, muslimanët në Kanada dhe në të gjithë botën do të festojnë Kurban Bajramin kur shënojnë fundin e Haxhit, pelegrinazhin vjetor Islam në Mekë.

“Në këtë ditë, muslimanët tradicionalisht marrin pjesë në lutje, shkëmbejnë dhurata dhe përshëndetje, u japin ndihmë të varfërve, sakrifikojnë dhe ndajnë një vakt të veçantë me familjen dhe miqtë. Kjo ditë e rëndësishme ende ofron një mundësi për të reflektuar në mësimet e sakrificës, dhembshurisë dhe bujarisë dhe për të treguar vlerësimin për bekimet e jetës. Gjithashtu është një kohë që të gjithë Kanadezët të njohin kontributet e shumta që Kanadezët Muslimanë i kanë dhënë vendit tonë për breza të tërë.

“Gjërsa disa njerëz do të jenë përsëri në gjendje të mblidhen në mënyrë të sigurt me familjen dhe miqtë për të festuar Bajramin, disa të tjerë mund të jenë akoma të izoluar dhe të vetëm. Dhe shumë po e humbin edhe një herë shkuarjen në Haxh. Por nëse vazhdojmë të ndjekim udhëzimet e shëndetit publik dhe të marrim vaksinat COVID-19 sa më shpejt që të jetë radha jonë, ne do ta mundim këtë virus dhe të gjithë do të jemi në gjendje të festojmë së bashku vitin e ardhshëm.

“Mjerisht, sot do të jetë gjithashtu më zymtë pasi ne vazhdojmë të shohim se Islamofobia dhe urrejtja anti-Muslimane janë prezente në Kanadë. Tragjedia e fundit në Londër, Ontario, është një kujtesë e dhimbshme që muslimanët vazhdojnë të përballen me fyerje, kërcënime dhe dhunë në komunitetet në të gjithë vendin. Urrejtja dhe diskriminimi nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Kjo është arsyeja pse Qeveria e Kanadasë do të presë Samitin Kombëtar për Islamofobinë në 22 korrik, për të vazhduar të ndërmarrë veprime të forta kundër kësaj urrejtjeje dhe diskriminimi. Së bashku, ne duhet të zgjedhim përfshirjen në vend të intolerancës dhe të riafirmojmë angazhimin tonë për një Kanada të larmishme, ku të gjithë – pa marrë parasysh besimin, etninë, kulturën ose gjininë e tyre – mund të ndihen të mirëpritur, të sigurt dhe të respektuar.

“Në emër të familjes sonë, Sophie dhe unë i uroj të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin një festë të mrekullueshme.

“Gëzuar Bajramin”

Justin Trudeau

/mesazhi.com