Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri kanadez njofton dorëheqjen pas presionit në rritje nga partia

Kryeministri kanadez njofton dorëheqjen pas presionit në rritje nga partia

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka njoftuar dorëheqjen e tij si lider i Partisë Liberale të Kanadasë, transmeton Anadolu.

“Synoj të jap dorëheqjen si lider partie, si kryeministër, pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ardhshëm përmes një procesi të fuqishëm, mbarëkombëtar dhe konkurrues”, tha Trudeau gjatë një konference për media në Ottawa.

Duke theksuar se ai “thellësisht” kujdeset për Kanadanë dhe qytetarët e saj, Trudeau tha se gjithmonë do të jetë i “motivuar nga ajo që është në interesin më të mirë të kanadezëve”.

“Fakti është se pavarësisht përpjekjeve më të mira për të punuar me atë, parlamenti është paralizuar për muaj pas asaj që ka qenë seanca më e gjatë e një parlamenti pakicë në historinë kanadeze”, tha ai, duke njoftuar pezullimin e parlamentit.

Para dorëheqjes së tij, Trudeau tha se u takua me guvernatoren e përgjithshme të Kanadsë, Mary Simon, të cilës i kërkoi të pezullojë parlamentin më 24 mars.
pezullimi i parlamentit do të ndalojë të gjitha procedurat dhe pritet t’i japë kohë Partisë Liberale për të gjetur një lider të ri të partisë.

Dorëheqja e kryeministrit kanadez vjen mes pakënaqësisë në rritje brenda partisë së tij dhe vlerësimve të ulëta të miratimit publik, duke ngritur shqetësime rreth aftësisë së tij për të fituar zgjedhje e ardhshme kundër një opozita konservatore në rritje.

Gara për të zëvendësuar kryeministrin Trudeau tashmë po krijon një bujë, me shumë pretendentë të mundshëm, përfshirë figura të larta qeveritare si ministrja e Punëve të Jashtme, Melanie Joly, ministri i Inovacionit, Francois-Philippe Champagne dhe guvernatori i Bankës së Kanadasë, Mark Carney. Ministri i Financave, Dominic LeBlanc, gjithashtu thuhet se është përmendur si një lider i mundshëm i përkohshëm.

Trudeau u zgjodh lider i Partisë Liberale në prill të vitit 2013 dhe u bë kryeministër i Kanadasë pas zgjedhjeve të tetorit të vitit 2015 pas një fitore dërrmuese.

Paria Liberale nën udhëheqjen e tij po ashtu fitoi zgjedhjet në tetor të vitit 2019 dhe në shtator të vitit 2021.

Trudeau nuk njihet vetëm si kryeministër i 23-të i Kanadasë, por ai është edhe djali i kryeministrit të 15-të të Kanadasë, Pierre Trudeau.

Zgjedhjet e ardhshme në Kanada janë planifikuar të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

Exit mobile version