Kryeministri kanadez: “Marrëdhënia e vjetër” e Kanadasë me SHBA-në ka përfunduar

Kryeministri kanadez, Mark Carney, ka deklaruar fundin përfundimtar të marrëdhënieve tradicionale të Kanadasë me SHBA-në, duke theksuar se epoka e integrimit të thellë ekonomik dhe të sigurisë ka përfunduar, transmeton Anadolu.

Duke folur me gazetarët pas kryesimit të një takimi të komitetit të kabinetit në Otava, Carney dha një vlerësim të lidhjeve dypalëshe me SHBA-në duke pohuar sovranitetin kanadez.

“Marrëdhënia e vjetër që kishim me SHBA-në, të bazuar në integrimin e thelluar të ekonomive tona dhe bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë dhe ushtarak, ka përfunduar”, tha Carney.

“Çfarë saktësisht bën SHBA-ja më pas është e paqartë, por ajo që është e qartë është se ne si kanadezë kemi agjenci. Ne kemi fuqi. Ne jemi zotër në shtëpinë tonë”, shtoi ai.

Kryeministri kanadez tha se “do të duhet të reduktojmë në mënyrë dramatike varësinë tonë nga SHBA-ja”.

“Do të duhet t’i përqendrojmë marrëdhëniet tona tregtare diku tjetër dhe do të duhet të bëjmë gjëra që më parë mendoheshin të pamundura me një shpejtësi që nuk i kemi parë në breza”, tha ai.

Ai përshkroi një vizion ambicioz për vetëbesimin kanadez, duke theksuar nevojën për veprim të shpejtë.

“Ne mund të kontrollojmë fatin tonë. Ne mund t’i japim vetes shumë më tepër sesa çdo qeveri e huaj, përfshirë SHBA-ja”, tha ai.

Kryeministri kanadez bëri thirrje për mobilizim të paprecedentë të brendshëm, duke theksuar se, “Do të duhet punë e vështirë. Do të duhet vendosmëri e qëndrueshme dhe e fokusuar nga qeveritë, nga bizneset, nga punëtorët, nga kanadezët”.