Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, njëherësh lider i Partisë Liberale, ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe përfundimin e bllokadës shumëjavore të vendosur nga Izraeli, duke bërë thirrje për lejimin e ndihmës humanitare në enklavën e rrethuar.
“Duhet të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të ushtruar presion maksimal dhe për të inkurajuar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza,” deklaroi Carney gjatë debatit të fundit zgjedhor mes liderëve të katër partive kryesore kanadeze, përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më vonë këtë muaj.
Në një postim në platformën X, Carney kërkoi gjithashtu “lirimin e të gjitha pengjeve”, si dhe rritjen e ndihmës humanitare për civilët në Gaza. Ai theksoi rëndësinë e një “zgjidhjeje të qëndrueshme me dy shtete” si rruga drejt paqes afatgjatë në rajon.
