Kryeministri i Kanadës për sulmin në xhami: Akt terrorist në myslimanë

Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarrë në një xhami gjatë namazit të natës në Kanada.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau e ka quajtur këtë akt si “sulm terrorist në myslimanë”, shkruan reuters.

“Muslimanët e Kanadës janë pjesë e rëndësishme e shtetit, dhe këto akte pa zemër nuk kanë vend në komunitetet, qytetet dhe shtetin tonë”, deklaroi kryeministri kanadez, transmeton lajmi.net.

Kurse policia e Kanadasë ka dhënë detaje tjera në lidhje me sulmin, duke theksuar se sulmi u krye nga dy persona të armatosur.

“Gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur, ata janë prej moshave 35 deri në 70 vjet. Tetë persona tjerë u plagosën, kurse 39 shpëtuan edhe pa lëndime”, ka deklaruar zëdhënsja e policisë. /