Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri japonez do të japë dorëheqje mes kritikave lidhur me COVID-19

Kryeministri japonez do të japë dorëheqje mes kritikave lidhur me COVID-19

Yoshihide Suga

Në një ndryshim të papritur, kryeministri japonez Yoshihide Suga sot njoftoi se nuk do të qëndrojë në krye të partisë së tij, duke hequr dorë në mënyrë efektive nga kryeministria, pasi u përball me kritika të ashpra për trajtimin e pandemisë COVID-19.

“Kisha planifikuar të kandidoj, por trajtimi si me COVID-19 ashtu edhe me zgjedhjet kërkon energji të madhe. Vendosa që nuk kishte asnjë mënyrë për t’i bërë të dyjat”, u tha Suga gazetarëve në Tokio.

“Vendosa të përqendrohem në masat e koronavirusit”, citoi Agjencia e Lajmeve “Kyodo” të ketë thënë ai.

Partia Liberale Demokratike (LDP) në pushtet do të mbajë zgjedhjet e saj presidenciale për të zgjedhur pasardhësin e Suga-s më 29 shtator. Kryeministri aktualisht është gjithashtu kryetar i partisë ndërsa mandati i tij përfundon më 30 shtator.

Më parë, Suga ka thënë se planifikon të kandidojë për mandatin e dytë.

Ai mori drejtimin e partisë vitin e kaluar pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të tij Shinzo Abe, i cili dha dorëheqje si kryeministër për arsye shëndetësore. /atsh

Exit mobile version