Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit në gjykatën në Tel Aviv për herë të pestë sot për t’u mbrojtur kundër akuzave për korrupsion, transmeton Anadolu.
Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, Netanyahu vazhdon të mbrohet para Gjykatës së Rrethit në Tel Aviv në çështjen e njohur si “4000”, në të cilën ai akuzohet për ofrimin e favoreve rregullatore për Shaul Elovich, atëherë pronari i kompanisë së telekomunikacionit “Bezeq” dhe faqes së lajmeve “Walla”, në këmbim të raportimit në favor të tij dhe gruas së tij.
Netanyahu përballet me tri raste të veçanta korrupsioni të paraqitura në vitin 2019 kundër tij: Rasti 1000, Rasti 2000 dhe Rasti 4000, të cilat përfshijnë akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.
Ai mohon çdo keqbërje, duke i quajtur akuzat “të rreme”. Netanyahu, gjyqi i të cilit filloi më 24 maj 2020, është lideri i parë izraelit që është paraqitur në gjykatë si i pandehur kriminal në historinë e vendit.
Sipas ligjit izraelit, atij nuk i kërkohet të japë dorëheqje nëse nuk dënohet nga Gjykata e Lartë, një proces që mund të zgjasë disa muaj.
Netanyahu gjithashtu përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) që ka lëshuar urdhra arresti për të dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant në nëntor për mizoritë në Gaza, ku janë vrarë mbi 45.200 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.