Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, po shqyrton mundësinë e formimit të një qeverie alternative me liderin e opozitës dhe ish-kryeministrin Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportojnë se mbrëmë vonë, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv, kryeministri Bennett u takua me këshilltarin e tij politik.
Korporata e Transmetimeve Publike Izraeli (KAN) tha se në takim u diskutua tema e formimit të një qeverie alternative.
Zyra e kryeministrit Bennett konfirmoi takimin, por mohoi se tema e diskutimit ushte formimi i një qeverie alternative.
Qeveria e udhëhequr nga Bennett ka humbur shumicën parlamentare pas tërheqjes së ligjvënësve nga koalicioni që formoi qeverinë vitin e kaluar.
Netanyahu, lideri i Partisë Likud të krahut të djathtë, shpreson se ai mund të miratojë një projekt-ligj për shpërndarjen e parlamentit Knesset dhe të shkojë në një raund të ri zgjedhjesh, por ai akoma ka një mundësi për të formuar një qeveri nëse siguron 61 vota nga gjithsej 120 deputet. /aa