Në takimin që pati me Ministrin e Sigurisë së Brendshme të Izraelit, Omer Bar Lev, kryeministri izraelit, Naftali Bennett vlerësoi çështjen e vrasjes së një palestinezi nga policia izraelite në Jerusalemin Lindor të pushtuar me pretendimin se “palestinezi e kishte sulmuar policin me thikë”.
Sipas deklaratës së Qeverisë, Kryeministri Bennett deklaroi se ai e mbështet plotësisht vrasjen e një palestinezi nga policia izraelite, duke shtuar se “Kjo është ajo që ne presim nga forcat tona të rregullta të sigurisë dhe kështu ato vepruan”.
Kurse në deklaratën e presidencës palestineze u tha:
“Vrasja e Muhamed Selime, i cili u qëllua për vdekje ndërsa ishte në gjendje të plagosur, është një krim lufte i dokumentuar”.
Forcat izraelite të sigurisë vranë një palestinez me armë zjarri pranë Portës së Damaskut në qytetin e vjetër të Jerusalemit Lindor të pushtuar kinse “palestinezi kishte sulmuar me thikë”.
Pamjet e ngjarjes, ku policia izraelite duket teksa hap zjarr ndaj një personi që përpëlitej në tokë, ishin publikuar edhe në rrjetet sociale. /trt