Kryeministri irlandez: Irlanda duhet të vazhdojë të ngrejë zërin për të drejtat e njeriut

Kryeministri irlandez, Simon Harris, ka deklaruar se vendi i tij duhet të vazhdojë të ngrejë zërin për të drejtat e njeriut, për paqen dhe për t’i dhënë fund dhunës, transmeton Anadolu.

Në mesazhin e tij për Krishtlindje, Harris thase Irlanda duhet të vazhdojë të flasë kundër të gjitha konflikteve dhe vuajtjeve të tmerrshme që po ndodhin në botë “në një kurë kur i urojmë njëri-tjetrit paqe dhe gëzim”.

Duke u ndalur edhe në disa sfida me të cilët u përballën qytetarët irlandezë gjatë vitit 2024, ai u shpreh se ka shumë punë për të bërë për të ndihmuar krizën e strehimit, për të ndërmarrë veprime reale për klimën, si dhe për shërbimin shëndetësor.

Irlanda, e cila ka njohur shtetin e Palestinës, është një nga vendet kryesore evropiane që qëndron me popullin palestinez në mes të sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Muajin e kaluar, Dublini njoftoi synimin e tij për t’iu bashkuar çështjes së Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë mbi 45.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Muajin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.