Kryeministri indian, Narendra Modi, do të realizojë një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton Anadolu.
Videoja e shpërndarë në llogarinë e rrjeteve sociale të kompanisë hekurudhore të Ukrainës tregon se Modi mirëpritet nga zyrtarët në stacionin hekurudhor në Kiev.
Modi do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ku do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh, ndërkohë pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjes ndërmjet Ukrainës dhe Indisë.
Kontaktet e kryeministrit Modi në vend tërheqin vëmendjen pasi është vizita e tij e parë në Ukrainë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe.
Modi deklaroi se mezi pret mundësinë për të ndarë pikëpamjet e tij për zgjidhjen paqësore të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, duke shtuar “Si mik dhe partner, shpresojmë që paqja dhe stabiliteti të kthehen në rajon sa më shpejt të jetë e mundur”.