Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri i Libanit takohet me liderin de facto të Sirisë në Damask

Kryeministri i Libanit takohet me liderin de facto të Sirisë në Damask

Najib Mikati (M) duke shtrënguar duart me Ahmed al-Sharaa në Damask Sana AFP

Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, zhvilloi një takim historik me liderin de facto të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, në Damask, duke u fokusuar te bashkëpunimi për sigurinë kufitare dhe ndarjen e kufijve tokësorë dhe detarë.

Në këtë vizitë të parë të një kryeministri libanez në Siri pas 15 vitesh, të dy palët ranë dakord të krijojnë komitete për të trajtuar sfidat e kontrabandës, depozitat siriane në bankat libaneze dhe çështje të tjera.

Al-Sharaa theksoi rëndësinë e marrëdhënieve strategjike afatgjata mes dy vendeve, ndërsa Mikati theksoi nevojën për parandalimin e kontrabandës së armëve dhe drogës nga Siria në Liban.

Një tjetër temë kyçe ishte çështja e refugjatëve sirianë në Liban, të cilët përbëjnë një barrë të madhe për ekonominë e vendit. Libani strehon rreth 1.5 milion refugjatë sirianë që kanë ikur nga lufta civile e nisur në 2011.

Presidenti i sapozgjedhur i Libanit, Joseph Aoun, e cilësoi këtë një mundësi historike për dialog serioz dhe të drejtë me Sirinë.

Siria kishte mbajtur një ndikim të madh mbi Libanin për dekada, duke ruajtur praninë ushtarake për 29 vjet, por u tërhoq në vitin 2005 pas presionit ndërkombëtar pas vrasjes së ish-kryeministrit Rafik Hariri.

Exit mobile version