Kryeministri i Irlandës njofton dorëheqjen

Leo Varadkar

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar njoftoi se do të japë dorëheqje nga detyra e tij, transmeton Anadolu.

Kryeministri 45-vjeçar Varadkar i cili ka qenë kryetar i përgjithshëm i partisë së tij “Fine Gael” që nga viti 2017 në Irlandë, në një fjalim që mbajti në kryeqytetin Dublin ai e definoi si “periudhën më të kënaqshme të jetës së tij” kohën që ai ka drejtuar vendin.

Varadkar, i cili ka kryer detyrën e kryeministrit dy herë, tha se arsyet e lënies së detyrës janë edhe “personale edhe politike”.

Duke vënë në dukje se ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të partisë, Varadkar njoftoi se do të japë dorëheqje edhe nga detyra e tij si kryeministër sapo pasardhësi i tij të marrë detyrën.

“Pas 7 vitesh që kam kaluar në detyrë, nuk mendoj se jam personi më i përshtatshëm për këtë punë”, tha Varadkar i cili u emocionua gjatë fjalimit.

Varadkar i cili ishte 38-vjeç kur mori detyrën e kryeministrit të Irlandës në vitin 2017 dhe ishte kryeministri më i ri i vendit të tij, pas dorëheqjes nga detyra ai do të vazhdojë të qëndrojë si deputet i parlamentit.