Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri i Indisë informon Putinin lidhur me vizitën e tij në Ukrainë

Kryeministri i Indisë informon Putinin lidhur me vizitën e tij në Ukrainë

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, informoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin lidhur me vizitën e tij që zhvilloi në Ukrainë,

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, informoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin lidhur me vizitën e tij që zhvilloi në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Pallati i Kremlinit thuhet se Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Modin.

Në bisedën ku u diskutua situata në Ukrainë, Modi e informoi Putinin për vizitën e tij në kryeqytetin Kiev dhe shtoi se është i gatshëm të japë kontribut për situatën politike dhe zgjidhjen diplomatike në Ukrainë.

Putin në bisedë potencoi me politikën “shkatërruese” të qeverisë së Kievit dhe Perëndimit si dhe shpjegoi qasjen bazë të Rusisë lidhur me rrugët për zgjidhjen e çështjes.

– Marrëdhëniet dypalëshe

Gjithashtu në bisedë u diskutuan edhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe Indisë si dhe u konsultuan temat për zbatimin e marrëveshjeve të siguruara në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

Putin dhe Modi shprehën kënaqësinë për ndërveprimin e dy vendeve në kuadër të BRICS. Modi bëri të ditur pjesëmarrjen e tij në Samitin e BRICS-it që do të mbahet nën kryesimin e Rusisë në qytetin Kazan në tetor.

Në bisedë dy liderët u dakorduan për vazhdimin e kontakteve në nivele të ndryshme.

Kryeministri indian Modi në fillim të muajit korrik vizitoi Rusinë dhe u takua me Putinin ndërsa javën e kaluar u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në Kiev.

Exit mobile version