Kryeministri Hoti në gjendje të mirë shëndetësore, nga nesër pritet të dal në zyrë

Kosovo's Prime Minister Avdullah Hoti poses for photographers prior to a meeting with European Council President Charles Michel at the Europa building in Brussels, Thursday, June 25, 2020. (Yves Herman, Pool Photo via AP)

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është në gjendje të mirë shëndetësore pasi u infektua me koronavirus dhe nga nesër pritet të dal nga vetizolimi.

Kështu ka thënë për lajmi.net këshilltari i tij, Xhavit Beqiri.

Beqiri ka thënë se gjendja e Hotit është shumë e mirë, megjithatë, siç tha si, po presin vlerësimin e mjekëve pas testit.

“Është shumë mirë, megjithatë po presim vlerësimin e mjekëve pas testit. Shpresojmë se do të jetë në rregull dhe kryeministri do të dal në zyre javën e ardhshme”, ka thënë Beqiri.

Kujtojmë, se kryeministri Hoti gjendet në izolim tash e dy javë, pasi ka rezultuar pozitiv për Covid-19, për këtë kishte njoftuar vet Hoti përmes një postimi në Facebook.

“Sot e kam bërë testin për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, kishte shkruar Hoti javë më parë.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavrius në Kosovë ka shkuar në mbi 11 mijë.