Kryeministri Hoti i shkruan Vjosa Osmanit, është i gatshëm të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiq

Avdullah Hoti është i gatshëm të raportojë në Kuvend për takimin që kishte në Bruksel me Aleksander Vuçiq.

Për këtë, kryeministri i Kosovës i ka shkruar kryeparlamentares, Vjosa Osmanit.

“Në përputhje me zotimet e Qeverisë së Kosovës për transparencë të plotë përgjatë gjithë këtij procesi, shpreh gatitshmërinë time për informimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në njërën nga seancat e ardhshme”, shkruhet në letrën që kryeministri Hoti i ka dërguar kryeparlamentares, Vjosa Osmanit.

Mbetet të shihet nëse Hoti do të ketë mundësinë që të detajizojë në Kuvend të gjitha ato çfarë janë biseduar në Bruksel përballë palës serbe.