Kryeministri holandez: ja pse e përdor biçikletën në punë

Kryeministri Hollandez Mark Rutte shpjegoi pse shkon në punë me biçikletë.

“Unë nuk kam hipur në biçikletë për dhjetë vjet. Në dy vitet e fundit i jam rikthyer dhe kur moti më lejon, vij në zyrën time me të”, i tha ai Forumit Ekonomik Botëror.

Hollandezët njihen për afeksionin ndaj biçikletës. Vitin e kaluar, kishte më shumë biçikleta në këtë vend sesa njerëz: 23 milion biçikleta e 17 milion banorë.

“Sigurisht që përdorimi i një makine është një mundësi, por gjithmonë duhet të kesh një ndikim mjedisor në mendje. Ne kemi përdorur biçikletën që nga fundi i shekullit të 19-të”, tha  Rutte.

Ky vend evropian është ideal për të ngarë biçikletën. Ka mbi 35,000 kilometra rrugë për biçikletta dhe parkimin më të madh nëntokësor për to që ndodhet në Utrecht.

Vetë Rutte është i impresionuar me infrastrukturën për biçiklistët.

“Unë u mahnita sa sa sinjalizim trafiku ka për biçiklistët dhe sa korsi biçikletash kemi. Ky ka ndodhur për më shumë se dhjetë vjet. Ka jo vetëm korsi të dedikuar në qytete, por ato gjithashtu lidhin qytetet”, theksoi ai.

Një studim i vitit 2015 zbuloi se në Hollandë, më shumë se gjashtë mijë vdekje ishin parandaluar çdo vit nga përdorimi biçikletës. Për më tepër, biçiklizmi në këtë vend është treguar se zgjat jetëgjatësinë me një mesatare prej gjashtë muajsh, percjell tesheshi.com.

Biçklizmi ka një ndikim të madh pozitiv në mjedis: përdorimi i një biçiklete në vend të një makine nënkupton uljen me 150 gram dioksid karboni për kilometër – e dhëna kjo nga Instituti Hollandez për Analizën e Politikave të Transportit.

“I gjithë sistemi inkurajon njerëzit që të përdorin këtë alternativë të shëndetshme”, tha Rutte.