Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri i Holandës me Biçikletë te Mbreti

Kryeministri i Holandës me Biçikletë te Mbreti

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me biçikletë ka shkuar deri të pallati mbretëror për të njoftuar mbretin Willem Alexander se është arritur marrëveshja për formimin e Qeverisë.

Ai u fotografua duke e parkuar biçikletën para pallatit dhe duke e lidhur, në mënyrë që mos t’ia vjedhë askush.

Fotografitë e Ruttes zgjuan një interesim tejet të madh në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv.

Shumë persona, të cilët shikuan fotografitë, ishin të habitur me faktin se kryeministri i një shteti lëvizë me biçikletë, e jo me ndonjë automjet luksoz.

Të tjerët bënë komente qesharake, me disa të cilët komentuan fotografinë në të cilën Rutte shihet duke lidhur biçikletën.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale komentuan se Rutte kishte frikë se mbreti mund t’ia vidhte biçikletën.

Përndryshe, marrëveshja për formimin e Qeverisë së Holandës u arrit 208 ditë pas zgjedhjeve parlamentare./21Media/

Exit mobile version