Kryeministri grek: BE-ja duhet të krijojë politikë funksionale për kthimin e emigrantëve

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se nevojitet politikë funksionale për kthimin e emigrantëve të cilëve nuk u pranohen kërkesat për azil në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Mitsotakis bëri deklarata për gazetarët para Samitit të BE-së që mbahet në Bruksel.

Ai tha se çështjet që lidhen me konkurrencën e BE-së janë një nga pikat e rëndësishme që do të diskutohen në samitin e sotëm. Mitsotakis theksoi se qeveria greke do të mbështesë propozimet e paraqitura muajin e kaluar për këtë çështje nga ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe ish-kryeministri italian Mario Draghi.

Mitsotakis tërhoqi vëmendjen se një nga çështjet e rëndësishme të samitit është çështja e emigracionit dhe shtoi se BE-ja duhet të krijojë politikë funksionale për kthimin e emigrantëve.

Më tej kryeministri grek vuri në dukje se ishte i kënaqur që në Komisionin Evropian do të paraqiten propozimet në lidhje me kthimin e emigrantëve të cilëve u refuzohen kërkesat për azil në BE.