Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri belg paralajmëron Izraelin të mos përdorë urinë si ‘armë lufte’

Kryeministri belg paralajmëron Izraelin të mos përdorë urinë si ‘armë lufte’

Kryeministri belg Alexander De Croo paralajmëroi Izraelin kundër përdorimit të urisë si një “armë lufte” në Rripin e Gazës. Sipas raportit, De Croo i kërkoi gjithashtu qeverisë izraelite të hapte më shumë pika kufitare për kalimin e ndihmave.

“Unë shoh sot se shumë në Gaza janë në rrezik nga uria,” tha De Croo gjatë një turneu në Lindjen e Mesme.

“I takon Izraelit të provojë se uria nuk do të përdoret si armë lufte,” tha ai.

Kryeministri belg tha se gjithashtu vendi i tij “vazhdon të mbështesë UNRWA” dhe e përshkroi atë si “shtylla kurrizore e ndihmës për njerëzit në Gaza”.

Ai i shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për Philippe Lazzarini, sekretarin e përgjithshëm të Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinzë (Unrëa), për më shumë se 160 punonjës që janë vrarë që nga fillimi i luftës Izrael- Hamas. /abcnews

Exit mobile version