Kryeministri australian e pranon: Jam me origjinë shqiptare

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbërore nga Barletta e Pulias, gjatë një takimi me shqiptarët në Kanberra.

Në Pulia jeton një komunitet i madh arbëreshësh, nga ku është edhe babai i kryeministrit australian.

“Diku në të kaluarën time, pa dyshim, kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Barletën nga Shqipëria e ndan vetëm uji.”, tha ai. 

Anthony Albanese është djali i një marinari arbëresh, Carlo Albanese nga jugu i Italisë, por me një nënë australiane.

Megjithatë, Anthony e takoi të atin vetëm vite më vonë, pak para vdekjes së tij në Itali në 2014, sepse ai e braktisi atë dhe nënën e tij pak pas lindjes së tij.

Për të shmangur skandalin në Australinë e viteve 1960 në një familje shumë katolike, u përhap lajmi se i ati i Albanese kishte vdekur në një aksident automobilistik.

Vetëm kur ishte 14 vjeç, Antoni mësoi të vërtetën nga e ëma, e cila e rriti në kushte shumë të vështira, në një banesë sociale dhe me pension invaliditeti. /abcnews