Kryekrimineli i Ballkanit, Arkan, kishte qenë i pranishëm në vënien e gurthemelit të kishës së ndërtuar dhunshëm në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në vitin 1992.
Vënia e gurthemelit të Kishës së ashtuquajtur e “Krishtit Shpëtimtar”, u bë më 6 dhjetor të vitit 1992, kohë kjo kur u ashpërsua dhuna dhe aparteidi ndaj shqiptarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, transmeton lajmi.net
Kjo kishë, simbol i shovinizmit serb ndaj shqiptarëve, ka ngjallur reagime në kohët e fundit pasi disa klerikë serb erdhën për ta pastruar, me qëllim funksionalizimin e saj.
Disa studentë të UP-së e kundërshtuan një gjë të tillë, duke protestuar para objektit të kishës.
Videoja më poshtë është një dokumentar i historikut të kishës, që nga vënia e gurthemelit më 1992, deri në vënien e kryqit 7 vite më vonë më 1999.