Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas tha se për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duhet t’i ushtrohet presion maksimal Rusisë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën në hyrje të takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, Kallas tha se axhenda e takimit ishte e ngarkuar me tema si zhvillimet në Lindjen e Mesme, luftën e vazhdueshme në Ukrainë, marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor dhe Afrikën.
Duke thënë se ka rreth një muaj që Ukraina e pranoi armëpushimin pa kushte, Kallas tha se pala ruse nuk ishte dakord me këtë. Lidhur me sulmet e fundit në të cilat u vranë civilë, Kallas tha se Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje në luftën e vazhdueshme.
Ajo theksoi se dy të tretat e premtimeve për municione që BE-ja i bëri Ukrainës tashmë ishin siguruar dhe se është e rëndësishme të ushtrohet presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
“Ne duhet t’i bëjmë presion Rusisë që t’i japë fund kësaj lufte. Duhet t’i bëjmë presion maksimal sepse duhen dy njerëz për të bërë paqe. Ndërsa për të bërë luftë nevojitet vetëm një person dhe ne shohim se Rusia dëshiron luftë. Kushdo që dëshiron që të ndalen vrasjet, duhet të bëjë presion maksimal ndaj Rusisë”, tha Kallas.
Lidhur me Ballkanin Perëndimor, i cili është pjesë e agjendës së takimit, Kallas tha se janë të vetëdijshëm për tensionet në rritje në rajon, por shpreson se ecuria pozitive e procesit të zgjerimit të vazhdojë.