Kryediplomati turk Fidan takohet me kreun e NATO-s në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan u takua në Ankara me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, transmeton Anadolu.

Në postimin e bërë në llogarinë X të Ministrisë në rrjetet sociale, raportohet se ministri Fidan është takuar me Rutte në kryeqytetin Ankara.