Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në Ankara, raporton Anadolu.
Në takim të pranishëm ishin edhe shefi i delegacionit të BE-së në Türkiye, ambasadori Thomas Hans Ossowski, si dhe zv.ministri turk i Punëve të Jashtme dhe drejtori i çështjeve të BE-së, Mehmet Kemal Bozay.
Nuk janë dhënë detaje zyrtare për përmbajtjen e diskutimeve në takim.
Në muajin dhjetor, Fidan theksoi nevojën që BE-ja të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj procesit të anëtarësimit të Türkiyes, duke mbrojtur idenë e një sistemi të bazuar në merita dhe një bashkëpunim të zgjeruar rajonal. Ai theksoi rëndësinë e rolit të Türkiyes në kuadrin gjeostrategjik të Evropës, duke kërkuar lidhje më të ngushta për të forcuar rajonin.
Kujtojmë se gushtin e kaluar, ministri Fidan mori pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.
Duke qenë një partner strategjik i BE-së për klimën, migracionin, sigurinë dhe ekonominë, Türkiye aplikoi për anëtarësim në vitin 1987 dhe filloi bisedimet në vitin 2005, megjithëse përparimi më vonë ngeci për shkak të pengesave politike të ngritura nga disa shtete anëtare.
Integrimi evropian i Ankarasë daton nga viti 1959, duke përfshirë Marrëveshjen e Ankarasë të vitit 1963 dhe Unionin Doganor të krijuar në vitin 1995.