Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan u prit sot në takim nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), njoftoi Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.
Sheikh Mohamed bin Zayed Al-Nahyan priti kryediplomatin turk Fidan në kryeqytetin Abu Dhabi, tha ministria në X.
Fidan u takua gjithashtu me Ali Mohammed Hammad Al-Shamsin, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Sigurinë Kombëtare të EBA-së.
Sipas burimeve diplomatike turke, takimi u fokusua në përpjekjet për vendosjen e stabilitetit në rajon.
Po ashtu u riafirmua qëndrimi i përbashkët për ruajtjen e stabilitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.
Në takim u diskutuan gjithashtu hapat që mund të ndërmerren për të ndihmuar Sirinë të bëhet një vend i sigurt, i qëndrueshëm dhe i begattë.