Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan në një bisedë telefonike me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani diskutoi për zhvillimet e fundit në Gaza, raporton Anadolu.
Sipas informacionit të siguruar nga burimet diplomatike, mësohet se në bisedën telefonike që Fidan ka zhvilluar me homologun e tij nga Katari u diskutua për zhvillimet e fundit në Gaza, situatën humanitare dhe iniciativat për sigurimin e armëpushimit.