Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati turk Fidan: DEASH është helm për komunitetet muslimane

Kryediplomati turk Fidan: DEASH është helm për komunitetet muslimane

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, tha se organizata terroriste DEASH është helm për komunitetet muslimane, raporton Anadolu.

Kryediplomati turk Fidan pas takimit të tij me homologun jordanez Ayman Al-Safadi, mbajti një konferencë të përbashkët për media.

“DEASH është helm për komunitetet muslimane”, tha ai duke paralajmëruar Perëndimin, se nuk do të lejohet forcimi i PKK-së nën petkun e luftimit të DEASH-it për t’i shërbyer politikave të tjera.

Fidan tha se grupi terrorist PKK/YPG duhet të braktisë armët në Siri “sa më shpejt të jetë e mundur”. “Perandoria e dhunës që ata kanë krijuar mbi vëllezërit tanë kurdë, duke shfrytëzuar ndjenjat e tyre fisnike, është gati për t’u shembur”, u shpreh Fidan.

– Safadi: Çdo gjë që kërcënon sigurinë e Türkiyes, kërcënon edhe sigurinë e rajonit

Kryediplomati jordanez Safadi nga ana e tij theksoi se vendi i tij koordinohet me Türkiyen për të kontribuuar në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, në dritën e sfidave me të cilat përballen.

“Çdo gjë që kërcënon sigurinë e Türkiyes kërcënon edhe sigurinë e rajonit”, theksoi Safadi.

Ndërkohë në takimin e mbajtur në Ministrinë turke të Jashtme, morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, kreu i Organizatës Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalın, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Jordanisë, gjeneralmajor Yousef Huneiti si dhe shefi i Agjencisë së Inteligjencës, gjeneralmajor Ahmad Husni.

Exit mobile version