Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati turk: Edhe burimet tona të inteligjencës konfirmojnë vd’ekjen e kreut të...

Kryediplomati turk: Edhe burimet tona të inteligjencës konfirmojnë vd’ekjen e kreut të organizatës te’rroriste FETO

Ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, konfirmoi se “edhe burimet tona të inteligjencës konfirmojnë vdekjen e kreut të organizatës terroriste FETO”, raporton Anadolu.

Kryediplomati turk mbajti një konferencë të përbashkët për media pas takimit të tij me homologun ukrainas Andrii Sybiha në Ankara.

Duke theksuar se do të vazhdojë lufta kundër terrorit me vendosmëri, Fidan tha: “Ka vdekur lideri i kësaj organizate të errët”.

Ai shtoi se lajmi i kësaj vdekjeje asnjëherë nuk do t’i bëjë autoritetet zyrtare turke të jenë në gjendje përgjumësie dhe relaksimi.

“Kjo organizatë është kthyer në një qendër kërcënimi që rrallë shihet në historinë e kombit tonë. Duke mashtruar mijëra të rinj në radhët e tij në emër të vlerave të shenjta, i ka shndërruar këta të rinj në makineri që tradhtojnë atdheun, kombin dhe vlerat e tyre të shenjta”, theksoi Fidan.

Ai tërhoqi vëmendjen se këta njerëz me përbuzje të madhe përdoren si armë kundër vendit, kombit dhe vlerave të tyre, në duart e shërbimeve inteligjente jashtë vendit.

“Me rastin e kësaj vdekjeje duhet të jetë hequr magjia nga ato dhe i ftoj të heqin dorë nga kjo rrugë e gabuar plot tradhti dhe të mos punojnë kundër shtetit dhe kombit të tyre. Kjo rrugë nuk është rrugë e mirë. Fundi i kësaj rruge nuk është një fund i mirë. Kombi dhe shteti ynë do të vazhdojnë të luftojnë kundër kësaj organizate, siç bëjnë me të gjitha llojet e organizatave terroriste”, tha kryediplomati turk.

Exit mobile version