Kryediplomati turk Çavuşoğlu pritet nga Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawwaf

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili gjendet Kuvajt për vizitë zyrtare, u prit nga emiri i vendit, Sheikh Nawwaf al-Ahmad Al-Jabar al-Sabah, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu nëpërmjet Twitter-it njoftoi se emirit ia përcolli përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Duke theksuar se tani ka një mjedis pozitiv në rajonin e Gjirit falë ndërmjetësimit të Kuvajtit, Çavuşoğlu tha se e përgëzojnë Kuvajtin “për përpjekjet e saj të suksesshme diplomatike”.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, Çavuşoğlu gjithashtu u takua edhe me Princin e Kurorës të Kuvajtit, Sheikh Mishal al-Ahmed al-Jabir al-Sabah.