Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati sirian kërkon heqjen e sanksioneve, thotë se është “çelësi për stabilitetin”

Kryediplomati sirian kërkon heqjen e sanksioneve, thotë se është “çelësi për stabilitetin”

Ministri sirian i Punëve të Jashtme, Assad al-Shaibani, ka bërë të ditur se heqja e sanksioneve ekonomike të vendosura prej dekadash ndaj vendit të tij është “çelësi i stabilitetit” në Siri, transmeton Anadolu.

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ministri sirian takoi ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, për të diskutuar Sirinë dhe të ardhmen e saj ekonomike.

Gjatë takimit, al-Shaibani tha se fokusi kombëtar tani është shndërrimi i sfidave në mundësi dhe Damasku mirëpret kthimin e refugjatëve për të ndihmuar në rindërtimin e Sirisë.

Ai shpjegoi se tani Siria ka hyrë në një epokë të re dhe se administrata e re dëshiron që Siria të jetë një komb paqësor.

“Është e rëndëishme që të bindësh sirianët brenda dhe jashtë vendit se qeveria e tyre e r dëshiron paqe, siguri dhe stabilitet”, tha al-Shaibani.

Ministri sirian siguroi se vendi i tij “nuk do të jetë një kërcënim për asnjë vend në botë”.

Ai sqaroi se Siria po punon për krijimin e partneriteteve me vendet e Gjirit në sektorin e energjisë dhe të energjisë elektrike.

Ai po ashtu tha se Siria në fazën e ardhshme do të hapë ekonominë e saj ndaj investimeve të huaja.

Më tej, ai theksoi se nëse bota dëshiron që Siria të dalë nga tragjedia e saj, ajo duhet të mbështesë ëndrrat e popullit sirian, si dhe i bëri thirrje komunitetit global që “të mbështesë Sirinë në formësimin e së ardhmes së saj”.

Sanksionet ndaj Sirisë datojnë që nga dhjetori i vitit 1979, kur sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit, SHBA-ja e përcaktoi vendin si një shtet sponsorizues të terrorizmit. Ky përcaktim solli ndalime eksporti, kufizime shitjesh dhe kufizime të ndryshme financiare.

Bashar Asadi, udhëheqësi i Sirisë për pothuajse 25 vjet, më 8 dhjetor u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund sundimit prej dekadash të familjes së tij.

Exit mobile version