Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım priti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, raporton Anadolu Agency (AA).
Pritja u realizua e mbyllur për mediumet në ndërtesën zyrtare të Kryeministrisë së Turqisë, ndërsa zgjati afërsisht 40 minuta.
Në pritje morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, këshilltari në Ministrinë e Jashtme të Turqisë, Ümit Yalçın dhe kryekëshilltari për Politika të Jashtme pranë Kryeministrisë, Kerim Uras.
Në fokus lufta kundër FETO-s dhe DEASH-it
Sipas të dhënave të siguruara nga burime të kryeministrisë, në takimin mes kryeministrit turk Yıldırım dhe kryediplomatit amerikan Tillerson në ndërtesën zyrtare të kryeministrisë turke, janë diskutuar çështje bilaterale dhe rajonale.
Në takim palët kanë biseduar për përpjekjet që vazhdojnë për pastrimin e DEASH-it nga Iraku dhe Siria, ndërkohë që është folur edhe për luftën kudër Organizatës Terroriste FETO dhe për hapat e pritur në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës Fetullah Gylen.
Po ashtu, njoftohet se në takim palët kanë theksuar përforcimin e bashkëpunimit në çështje dypalëshe dhe rajonale.
Në vizitën e parë zyrtare të realizuar nga SHBA-të në Turqi pas ndryshimit të administratës, palët kanë rënë dakord për vazhdimin e kontakteve intensive mes dy shteteve aleate edhe në periudhën në vijim.