Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati italian paralajmëron për krizë të re migracioni në Siri

Kryediplomati italian paralajmëron për krizë të re migracioni në Siri

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani paralajmëroi për një krizë të re migracioni në Siri shkaku i luftimeve të reja midis forcave të regjimit të Bashar al-Assadit dhe grupeve të armatosura të opozitës, raporton Anadolu.

“Në Liban tashmë ndodhen një milion refugjatë sirianë. Rreziku këtu është shfaqja e një krize të re migracioni si rezultat i një konflikti të brendshëm që mund të zgjasë gjatë”, tha Tajani në një deklaratë për mediat në margjinat e konferencës ndërkombëtare të ndihmës humanitare për Gazën në Kajro.

Ai gjithashtu paralajmëroi se ky konflikt, i cili prek drejtpërdrejt Libanin, mund të prekë edhe Evropën.

Forcat e opozitës, të përfshira në përleshje me forcat e regjimit për gjashtë ditët e fundit, kanë arritur përfitime të konsiderueshme territoriale, duke marrë nën kontroll qendrën rajonale të Halepit si dhe zonat në jug të provincës së Idlibit, qytet që ende kontrollohet nga regjimi.

Exit mobile version