Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati i ri sirian paralajmëron vizitën e tij të parë në Turqi

Kryediplomati i ri sirian paralajmëron vizitën e tij të parë në Turqi

Ministri i ri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani

Ministri i ri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani njoftoi se nesër do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Türkiye, raporton Anadolu.

“Për të përfaqësuar Sirinë e Re, ne do të bëjmë vizitën tonë të parë zyrtare nesër në Republikën e Türkiyes”, njoftoi Shaibani në një postim në X.

Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e madhe të Türkiyes për sirianët, duke thënë se Ankaraja “asnjëherë nuk e ka braktisur popullin sirian gjatë katërmbëdhjetë viteve të fundit”.

Në Türkiye ndodhen më shumë se tre milionë sirianë që u larguan nga lufta civile në 2011.

Shaibani u emërua ministër i Jashtëm në administratën e re të udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa pas rrëzimit të regjimit të Bashar Asad në dhjetor. Ai ka përfunduar studimet master për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Sabahattin Zaim” të Istanbul-it.

Ankaraja zyrtare është zotuar të ndihmojë Sirinë pas rënies së Asadit dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar.

Exit mobile version