Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati evropian, Borrell: Shumicën e vi’ktimave në Ga’za e përbëjnë fëmijët

Kryediplomati evropian, Borrell: Shumicën e vi’ktimave në Ga’za e përbëjnë fëmijët

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se “Situata në Palestinë, kryesisht në Gaza tregon tragjedinë ku shumicën e viktimave e përbëjnë fëmijët”, raporton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Universiteti i Jordanisë thuhet se universiteti i ka dhënë Borrellit një doktoratë nderi për rolin e tij në politikën ndërkombëtare.

Duke folur në ceremoninë në universitet, Borrell iu referuar sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës duke i cilësuar ato si “një luftë kundër fëmijëve dhe të ardhmes së tyre”.

“Situata në Palestinë, kryesisht në Gaza tregon tragjedinë ku shumicën e viktimave e përbëjnë fëmijët”, deklaroi Borrell i cili rikujtoi se çdo ditë vriten dhjetëra fëmijë duke u shkelur në mënyrë të hapur të drejtat ndërkombëtare të njeriut.

Ai theksoi se për të siguruar paqen duhet t’u jepet fund pushtimeve të paligjshme, masakrave dhe politikave të urisë që zbatohen ndaj njerëzve të pafajshëm ndërsa nënvizoi se në këtë kontekst një hetim gjithëpërfshirës dhe i paanshëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Borrell gjithashtu bëri thirrje për luftë ndaj separatizmit dhe për ndërtimin e urave të mirëkuptimit në një botë që polarizohet gjithnjë e më shumë.

Exit mobile version