Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se kanë filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.
Në njoftimin e tyre thuhet se momentalisht, janë duke punuar me kapacitet të reduktuar.
“Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja higjienike dhe jo për pije”, thuhet në njoftim.