Me hapjen e qendrave të votimit në orën shtatë të së dielës, filluan zgjedhjet në Kroaci në të cilat rreth 3,7 milionë qytetarë po zgjedhin presidentin.
Mbi 6.700 qendra votimi brenda dhe jashtë vendit, ku qytetarët do të zgjedhin mes tetë kandidatëve për president, do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Kandidatët për mandatin e ri pesëvjeçar presidencial janë presidenti aktual Zoran Milanoviq, kandidati i SDP-së dhe partnerëve, Dragan Primorac, kandidati i HDZ-së dhe partnerëve, Miro Bulj, kandidati i “Most”, kandidatja “Ne mundemi” Ivana Kekin, Branka Lozo kandidatët e pavarur Marija Selak Raspudiq, Tomislav Jonjiq dhe Niko Tokiq Kartelo.
Presidenti i Republikës së Kroacisë zgjidhet nga shtetasit kroatë mbi 18 vjeç në zgjedhje të drejtpërdrejta me votim të fshehtë.
Nëse asnjë nga kandidatët në raundin e parë të zgjedhjeve nuk fiton shumicën absolute, organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve brenda 15 ditëve.
Në raundin e dytë, që këtë herë do të mbahej më 12 janar, do të garojnë dy kandidatët me përqindjen më të lartë të votave. Kandidati që fiton më shumë vota në raundin e dytë shpallet fitues i raundit të dytë.