Kroacia ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Kanadasë.
Kroatët mposhtën 4:1 kanadezët dhe i eliminuan nga Kupa e Botës.
Pas një harkimi në zonën e kroatëve, i harruar ishte lojtari i Bayern Munich, i cili shënoi për 1:0 në favor të Kanadasë.
Por, Luka Modric me shokë nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthejnë rezultatin.
Po rridhte minuta e 36` kur Kramaric shënoi, pas një aksioni të bukur të kroatëve.
Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra që ata bën në pjesën e parë, sepse arritën të rikthejnë rezultatin.
Zhvillohej minuta e fundit e kohës së rregullt kur Livaja realizoi dhe i dha epërsinë Kroacisë.
Më pas ata kishin edhe mundësi të tjera për të realizuar edhe golin e tretë, por nuk arritën.
Pjesa e parë u mbyll 2:1 në favor të kroatëve.
Edhe në pjesën e dytë lojë më të mirë zhvilluan të përzgjedhurit e Zlatko Dalic.
Ata shënuan sërish në minutën e 70` me Kramaric.
Kurse për rezultatin final 4:1 u përkujdes shënoi Majer dhe vulosi gjithçka për kroatët.
Me këtë fitore Kroacia pozicionohet në vendin e parë me katër pikë, kurse Kanada është jashtë Botërorit.