Kroacia do t’i rritë shpenzimet për mbrojtje deri në 3% të bruto produktit

Kroacia planifikon t’i rritë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të Bruto Produktit deri në vitin 2027 dhe në 3% deri në vitin 2030, ka njoftuar të martën anëtari më i fundit evropian i NATO-s që premton shpenzime më të larta ushtarake mes presionit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kombi ballkanik shpenzon aktualisht 2% të prodhimit të tij të brendshëm për mbrojtje, raporton Reuters.

“Kroacia po punon intensivisht në zhvillimin e industrisë së saj të mbrojtjes dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me aleatët e saj”, është cituar nga ministria e tij të ketë thënë ministri i Mbrojtjes, Ivan Anusic në hapjen e ekspozitës dhe konferencës së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Detit Adriatik në kryeqytetin Zagreb.

Anusic ka thënë se forcat e armatosura të Kroacisë janë duke negociuar me Gjermaninë për të blerë 50 tanke Leopard që duhet të mbërrinin në vitin 2028, pjesë e një shtytjeje në të gjithë Evropën për të rritur aftësitë ushtarake, mes shqetësimeve që Uashingtoni po tërhiqet nga mbrojtja e rajonit.