Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.
Kroatët mposhtën 3 me 0 nën-kampionin botëror Argjentinën.
Ekipi i Zlatko Dalic shënoi tri gola gjatë pjesës së dytë. Të parin e shënoi Rebic në minutën e 53’të, të dytin Luka Modric në minutën e 80’të dhe të tretin, Ivan Rakitic në minutën e 91+.
Kroacia me këtë fitore ez ka siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore/direkt. Në anën tjetër Argjentina rrezikon eliminimin e hershëm nga Kupa e Botës.
Ndeshjen e radhës Kroacia e luan ndaj Islandës, kurse Argjentina ndaj Nigerisë.